Search En menu en ClientConnect
Search
Results
Top 5 search results See all results Advanced search
Top searches
Most visited pages

BEI-ja ka qenë aktive në Shqipëri që prej vitit1995.

Fokusi ynë ka qenë ka qenë mbështetja e infrastrukturës kyçe të transportit për të përmirësuar integrimin ndër-rajonal dhe lidhshmërinë me Evropën. Si shembull, përmendim ndërtimin e bypass-it të Vlorës.

Në vitin 2019, ne nënshkruam kredinë e parë të zhvillimit urban për kryeqytetin e vendit në kuadër të Nismës për Rimëkëmbjen Ekonomike. Përveç se do të ulë ndotjen e lumit Lana në Tiranë, projekti do të ri-organizojë rrugët dhe hapësirat urbane pranë të dy shtretërve të lumit. Financimi përfshin një kredi prej 8 milionë euro nga BEI-ja, 2,4 milionë euro nga donatorët dhe një asistencë teknike (grant) me vlerë 500.000 euro.

Së fundmi, ne kemi mbështetur së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) investime për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në veri të Shqipërisë dhe përgjatë bregdetit Adriatik

Në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), ne ofrojmë financim dhe asistencë teknike për sektorët e energjisëmjedisitsocialtransportit dhe infrastrukturës digjitale: Përmendim këtu projektet për rrjetin brezgjerë në Shqipëri dhe infrastrukturën për mbrojtje nga përmbytja e lumit Mat.

Në një vështrim

BEI-ja ofron financim dhe ekspertizë për projekte të shëndosha dhe të qëndrueshme investimi në Shqipëri.

Financimi gjithsej i BEI-së në Shqipëri sipas sektorëve

(që prej fillimit të operacioneve)

Historitë e BEI-së në Shqipëri

Historitë individuale flasin më shumë sesa shifrat dhe tabelat. Zbuloni se si puna jonë ka përmirësuar cilësinë e jetës në Shqipëri dhe përtej saj

Kërko mbështetje nga BEI-ja në Shqipëri

Ne ofrojmë financim dhe këshilla për të nxitur rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në vendin tuaj. Ne mbështesimbizneset e voglainovacioninklimën dhe infrastrukturën. Shikoni këtu një përmbledhje tëgamës së produkteve të Grupit të BEI-së.

Ju nevojitet kredi për të financuar projektin tuaj?

Nëse ju nevojitet kredi me vlerë mbi 25 milionë euro, na kontaktoni drejtpërsëdrejti në:

Keni pyetje?

Për pyetje në lidhje me mjetet e financimit, aktivitetin, organizimin dhe objektivat e BEI-së, kontaktoni Qendrën e Informacionit.

Tel.  +352 4379-22000
Pyetjet më të shpeshta

Jeni gazetar/e?

Kontaktoni mezyrën tonë të shtypit

Zyra e shtypit
Tel.  +352 4379-21000
press@eib.org
www.eib.org/press